Cfarë është BABOON?
Baboon është një program i cili bën të mundur porositjen e ushqimit përmes internetit në kompjuterin
apo smartfonin tuaj dhe dërgimin e tij në vendin që ju caktoni. Ky shërbim mund të merret nga
restorantet më të kualifikuar në Shqipëri.
Si funksionon Baboon?
Përdorimi është i thjeshtë për tu adoptuar nga të gjithë: mjafton të hysh në faqen elektronike
(baboon.al) ose përmes aplikacionit (i përshtatur në sistemin iOS & Android) dhe në sajë të
lokalizimit (GPS), mund të bëni zgjedhjen tuaj të radhës duke shfletuar menutë dhe duke monitoruar
statusin e dorëzimit të porosisë, lehtë nga tableti apo smartfoni juaj.
Cfarë restorantesh mund të gjej në Baboon?
Në Baboon janë bashkuar më shumë se 50 restorante dhe kategoritë ku bëjnë pjesë janë të ndryshme si:
Restorante të mirëfillta; Restorante peshku; Piceri Fast Food; SushiKineze; Embëlsira; Gatime
tradicionale (gjellë); Tajlandeze; Ushqim Meksikan; Trattoria; etj.
Në cfarë orari ofrohet ky shërbim?
Orari për shërbimin e ofruar është në varësi të orarit që vendos restoranti dhe këtë informacion
mund ta gjeni në Baboon të përcaktuar për cdo restorant që zgjidhni.
Si mund të marr porosinë time?
Në një kohë mesatare prej 30 minutash pas kryerjes së porosisë, ekipi i dorëzimit do të organizohet
për të sjellë produktet aty ku ndodheni.
Cilat janë mënyrat e pagesës?
Pagesa kryhet pas dorëzimit të porosisë në lekë (Cash) “pagesë në dorë”.
A duhet të paguaj për transportin?
Cdo informacion do ta gjeni në programin tonë në bazë të rregullores që është vendosur në kontratë
me restorantin.
Baboon aplikon të njëjtat cmime si në restorant?
Ne inkurajojmë bizneset që të ofrojnë promocione ne menunë online, por mund të ekzistojnë dhe
përjashtime për produkte të caktuara.
Si është cilësia e ushqimit?
Stafi i Baboon në bashkëpunim me restorantin, ka marrë masa për të sjellë ushqimin në cilësi të
lartë tek ju, duke përdorur një paketim të përshtatshëm që ruajnë temperaturën dhe gjithashtu
transport të kujdesshëm për të mos patur dëmtime.
Cfarë duhet të bëj nëse gaboj dicka në porosinë time?
Shërbimi për klientin merr përsipër të kujdeset për porositë tuaja në Baboon prej momentit që kryen
porosinë e deri kur bëhet dorëzimi. Nëqoftëse dicka mund të mos shkoj sic duhet, atëherë për këtë
rast kemi vendosur adresa kontakti që do jenë gjithmonë të vlefshme dhe në shërbimin tuaj për t'iu
dhënë zgjidhje. Cfarë mund të bëj në rast se vonohet porosia? Shërbimi ynë do të jetë gjithmonë gati
për t'iu dorëzuar porosinë brenda limitit të orarit të vendosur. Gjithsesi në rast vonesash përtej
këtij limiti ju do të kontaktoheni nga restoranti për vonesën dhe arsyen e saj.
Cfarë ndodh nëse në momentin e dorëzimit unë nuk ndodhem në vendin e caktuar?
Stafi i transportit do t'iu telefonojë në momentin e kryerjes së porosisë dhe nëse nuk përgjigjeni
do t'u dërgojnë një email. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike gjatë pritjes së porosisë.
Në rast se nuk mund të kontaktojmë dot si pasojë e një informacioni të pavlefshëm, punonjësi i
transportit do të presë për 10 min përpara se të largohet për një porosi tjetër dhe në këtë rast ju
gjithsesi duhet të paguani vlerën e porosisë suaj. Për ta shmangur këtë rast të padëshiruar, ju
lutem të jepni informacione të sakta dhe të jeni të disponueshëm nëse ju kontaktojmë.
Si mund të veproj nëse kam alergji nga ushqime të caktuara?
Nëse keni alergji nga ushqime të caktuara dhe ke nevojë për një informacion të detajuar përkundrejt
porosisë, ju lutem të kontaktoni direkt me restorantin.
Përse Baboon nuk është i vlefshëm në zonën time?
BABOON është i vlefshëm vetëm në Tiranë. Nëse nuk e gjen qytetin tënd mos u mërzit, do të vijmë
shumë shpejt!