Deklarata e privatësisë
Mbrojtja e informacionit tuaj privat është prioritet për në. Kjo Deklaratë Privatësie vlen për www.baboon.al dhe Baboon dhe drejton mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave. Për qëllim të kësaj Politike Privatësie, në rast mos shprehje të së kundërtës, çdo reference e Baboon, përfshin www.baboon.al dhe aplikacionin Baboon. Duke përdorur Baboon ju bini dakord me praktikat e përshkruara në këtë deklaratë.
Baboon është një aplikacion i cili konsiston në promovimin dhe shitjen në emër të disa klientëve specifik. Baboon lidh konsumatorët me shitësit – të cilët janë disa restorante që ofrojnë shërbimin e dërgimit të ushqimit pranë konsumatorit. Konsumatorët në Baboon janë përdoruesit e këtij të fundit. Duke qënë se ky aplikacion shërben si mjet për konsumatorin, i cili është edhe përdoruesi i këtij aplikacioni, për të pasur një lidhje të sigurt dhe korrekte, shitës – klient, Baboon vë në dispozicion të përdoruesve të dhënat e shitësit (duke marrë më parë miratimin e tij, ligjor, nëpërmjet një kontrate) dhe gjithashtu, mbledh disa të dhëna nga kosnumatori.
                        Çfarë të dhënash mbledhim dhe si I përdorim?
                        
                        Aplikacioni Baboon, kërkon nga përdoruesit e tij disa të dhëna identifikuese të cilat përdoren
                        vetëm për qëllimet native të këtij aplikacion, pa cënuar privatësinë e përdoruesit; pra këto të
                        dhëna përdoren për të kryer blerjen dhe për të bërë dërgimin e porosisë.
                        
                        Të dhënat të cilat ne kërkojmë nga përdoruesi janë si më poshtë (respektivisht dhe arsyeja e
                        marrjes së secilës të dhënë personale).
                        
                        
                        1. Emri – Baboon, kërkon emrin tuaj për t’u identifikuar nga restoranti në momentin e
                            dërgimit të porosisë së kryer nga ju.
                        
                        2. E-mail – Baboon, kërkon e-mailin tuaj si një masë sigurie dhe lehtësie për ju dhe
                            restorantin. Duke vendosur një email, ju kontaktoheni nga restoranti për statusin e porosisë
                            suaj, si dhe ju mund ta përdorni e-mailin për të aksesuar Baboon në format e tjera të
                            ofruara prej tij. Posta juaj elektronike do të shfrytëzohet për të marrë njoftime rreth
                            promocioneve dhe ofertave të Baboon.
                        
                        3. Numri i telefonit – Baboon, kërkon numrin tuaj të telefonit për t’ju njoftuar ju
                            për mbërritjen e porosisë në destinacion, si dhe për të eleminuar abuzimet me përdorimin e
                            aplikacionit, duke shmangur në mënyrë arbitrare përdoruesit fiktiv.
                        
                        4. Adresa e porosisë – Baboon, si një aplikacion për dergesën e ushqimit kërkon të
                            dijë lokacionin e marrësit të porosisë për të kryer porosinë e dhënë nga ju.
                    
Baboon, ruan privacinë e përdoruesve të saj. Cdo informacion që do t’ju lidhi ju me restorantin do të jetë konfidencial, dhe I mbrojtur. Baboon, kujdeset të marrë masa të vecanta që përdoruesit e tij të jenë të sigurt, duke përdorur teknologjinë SSL në data bazën e përdoruesve.
                        Gjithashtu, duke përdorur Baboon ju pranoni se:
                        
                        Ju jeni një individ që keni mbushur 18 vjeç.
                        
                        Ju përmbani autoritetin për të krijuar një marrëveshje për detyrim ligjor.
                        
                        Përdorimi i kësaj faqeje nga ana juaj do të jetë në çdo kohë në përputhje me kushtet e kësaj
                        deklarate.
                        
                        Duke përdorur Baboon, ju bini dakord me mënyrën e procedimit të të dhënave tuaja në mënyrën e
                        përshkruar në këtë deklaratë.
                    
                        
                            Garanti i të dhënave është EATIT, me seli në Rruga Themistokli Germenji
                            
                            Email: support@baboon.al
                        
                    
